Kyle Randolph Scott, ambasador i SHBA-së në Beograd - Foto: Rtv21

Scott i qëndron deklaratës së tij: Kosova është shtet sovran

Ambasadori i ShBA-së në Beograd, Kyle Scott, komentoi deklaratën e tij se Kosova është një shtet që shkaktoi reagime në Serbi.

Ai u tha sot gazetarëve në Beograd se ky është një qëndrim i mirënjohur i ShBA-së dhe se nuk kishte parë ndonjë gjë të diskutueshme në atë deklaratë.

Diplomati amerikan nuk beson se deklarata e tij do të ndikojë në marrëdhëniet e mira midis Beogradit dhe Washingtonit.

Ndryshe, kah mesi i këtij muajit, ambasadori Scott deklaroi se Qeveria e Kosovës nuk është e ashtuquajtura Qeveria e Kosovës, por shtet i pavarur dhe sovran, me përfaqësuesit e tij të zgjedhur./RTK