ILUSTRIM - Polic i Kosovës- foto: Fatrion Ibrahimi -KALLXO

Raportoi në polici se u rrah nga vëllai

Një person ka raportuar në polici se është rrahur fizikisht nga vëllai i tij.

Ngjarja ka ndodhur orët e hershme të mëngjesit të djeshëm në Hajvali.

Policia në raportin ditor nuk ka bërë të ditur se cilat kanë qenë arsyet e rrahjes ndërsa thuhet se viktima ka pranuar edhe tretman mjekësor.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori i rastit ndërsa me urdhër të këtij të fundit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.