Ramush Haradinaj në DebatPernime. Foto: Atdhe Mulla

Ramush Haradinaj Shpall Tri Prioritetet

“Ne kemi bërë një listë të prioriteteve, janë 100 prioritete të 100 ditëshit të parë. Tri të parat kanë me qenë të brendshme në çfarë norme në çfarë rregulla duhet të punohet. E dyta do të jetë veprimet me shëndetësinë. E treta veprimet në ekonomi”, tha Haradinaj.

I pyetur se çfarë do të ndërmarrë për raportuesit e korrupsionit dhe krimit të organizuar ai tha se do t’i mbështes.

“Për ata jam tu ardhë me i marrë përgjegjësitë, që mos me shku kurgjo në vesh të shurdhët. Nëse dikush bën vepër të tillë duhet me u promovu dhe do të shpërblehet”, tha ai.

Haradinaj tha se do të ketë qasje të gazetarëve në dokumente publike.

“Qasja në dokumente? Po është gjëja me elementare”, tha ai.

Po ashtu tha se do të bëj një studim të mirëfilltë pse rendi dhe ligji janë në gjendje të keqe.

“Duhet të bëj një studim të mirëfilltë pse rendi e ligji janë kështu. Ka me ndryshu Kosova”, shtoi ai.

Për zhvillim ekonomik tha se do të punohet në këtë drejtim.

“Garancia për ata që janë në punë, qe nuk do të kenë pengesa dhe ata që kanë projekte të caktuara dhe kur vjen në shprehje roli qeverisës do të reagoj menjëherë”, tha ai.

#DebatPërnime në transmetimin e parë ka paraparë një debat mes kandidatëve për kryeministër Ramush Haradinajt, Albin Kurtit dhe Avdullah Hoti, por një gjë e tillë nuk ndodhi pasi që ishte Haradinaj ai që nuk dëshironte të debatonte me kandidatët kundërshtarë.