Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Prizren: Nesër në 12 lagje do të ketë reduktime të ujit të pijes

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “ Hidroregjioni Jugor” në Prizren, ka njoftuar se nesër do të ketë reduktime të ujit të pijes në disa lagje.

Reduktimet në ujë të pijes do të shkaktohen si pasojë e punimeve që do të realizohen gjatë ditës së nesërme.

Duke filluar nga ora 11:00 e deri në orën 18:00, lagjet e mëposhtme nuk do të kenë furnizim me ujë të pijes:

 

  • Sheshi Shatërvan
  • Lagjja Pantelia
  • Lagjja Bylbyldere
  • Lagjja Hoqa Mahalla
  • Lagjja Tusuz
  • Spitali Regjional
  • Rr. Ismet Jashari
  • Rr. Papa Gjon Pali II
  • Rr. Pushkatarëve
  • Rr. Shuaip Spahiu
  • Rr. Sozi Qelebi
  • Rr. Hoxhë Tasini