Pjesa dërmuese e qytetit të Prizrenit, do të shkyçet nga furnizimi me ujë shkaku i reshjeve

KRU “Hidroregjioni Jugor”, në Prizren ka njoftuar se do ta bëjnë shkyçjen e furnizimit me ujë të pijes pjesërisht nga rrjeti në vendburime, ku furnizohet pjesa dërrmuese e qytetit për shkak të të reshurave atmosferike.

Sipas njoftimit të KRU “Hidroregjioni Jugor”, si pasoj e reshjeve atmosferike është rritur turbiditeti në ujë.

“Këshillohen Qytetarët që para pijes të vlohet uji dhe pastaj të konsumohet”, thuhet në njoftim.