Prishtina mbushet me flamuj të Amerikës (FOTO)

Mëngjesi i ditës së mërkurë në Prishtinë ka zbardhur me flamujt e Amerikës të vendosur në disa lagje dhe sheshet kryesore.

Stolisja e këtyre flamujve vjen vetëm 2 ditë para se të votohet në Kuvendin e Kosovës për tri ligjet pvr transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në lidhje me formimin e Ushtrisë, ShBA e mbështeti këtë iniciativë të Kosovës.

Ambasadori i sapozgjedhur i këtij shteti në Kosovë, Philip Kosnett, kishte thënë se evoluimi i FSK-së në Ushtri është një hap i natyrshëm.

Amerika madje ka dhuruar edhe 24 automjetet ushtarake amerikane për FSK-në.

KALLXO.com ka raportuar për këtë :çështje

https://kallxo.com/24-automjetet-ushtarake-amerikane-arrijne-ne-kosove-per-fsk-ne/

https://kallxo.com/kosnett-kosova-e-meriton-te-kete-ushtrine-e-saj/