Mjete policore afër Kuvendit gjatë vizitës së Biden-it | Foto: KALLXO.com

Policia: Vizita e Biden-it Pa Incidente

“Vizita e zëvendëspresidentit amerikan z. Biden në Republikën e Kosovës ka përfunduar sipas planifikimeve të parapara, nuk është raportuar asnjë incident,” thuhet në njoftimin e policisë.

Policia falënderon të gjithë protagonistë e ofrimit të sigurisë dhe sidomos qytetarët për maturinë në raport me kufizimet.

“Policia e Kosovës falënderon të gjithë akterët e përfshirë, e në veçanti falënderojmë qytetarët e vendit për maturinë e treguar dhe mirëkuptimin gjatë ndërprerjeve të përkohshme të qarkullimit nëpër disa rrugë gjatë realizimit të vizitës,” vijon njoftimi i policisë.

Në njoftim policia bën të ditur se të gjitha rrugët janë të lira për qarkullim.