Foto-ilustrim

Policia Konfiskon 21 Vetura të Padoganuara

Policia në bashkëpunim me doganën në një aksion ka konfiskuar 21 vetura të padoganuara.

Lajmin e bëri të ditur policia me anë të një komunikate.

Në komunikatë tregohet se aksioni i filluar më 21 maj është duke vazhduar.

“Plani ka qëllim identifikimin, ndalimin dhe largimin nga komunikacioni të veturave të cilat qarkullojnë të padoganuara. Mjetet në fjalë nuk u nënshtrohen rregullave teknike dhe atyre procedurale, janë të pasiguruara dhe u shmangen të gjitha taksave të parapara ligjore”, thuhet në komunikatë.

Sipas policisë, makinat e tilla shpeshherë janë shkaktare të aksidenteve.

“Këto mjete jo rrallëherë janë pjesëmarrëse në aksidente të trafikut rrugor me çka rrezikohet siguria e pjesëmarrësve në trafik”, thuhet më tutje në komunikatë.

Policia në fund u bën thirrje ngasësve që të mos dalin me makina të padoganuara në rrugë, pasi ato do të konfiskohen dhe sekuestrohen.

Në prill të këtij viti, policia zhvilloi një aksion kundër makinave të paregjistruara që qarkullojnë nëpër rrugë.

http://kallxo.com/policia-aksion-per-largimin-e-automjeteve-te-paregjistruara/

Po në prill policia gjobiti personat dhe makinat që hynin në të kuqen.

http://kallxo.com/policia-ne-prishtine-370-fleteparaqitje-per-hyrje-ne-te-kuqen/