Thaçi në Kroaci për Perspektivën Evropiane të Kosovës

Zëvendëskryeministri dhe ministri i jashtëm Hashim Thaçi ka udhëtuar sot në një vizitë në Kroaci, ku me nikoqirët e tij do të diskutojë për perspektivën evropiane të Kosovës dhe çështje tjera.

Sipas komunikatës së MPJ-së Thaçi do të takohet me kryetaren e Kroacisë Kolinda Grabar Kitaroviq, kryeministrin Zoran Milanoviq dhe homol;ogen e tij Vesna Peshiq.

“Në fokus të diskutimeve do të jenë perspektiva për integrim evropian të Kosovës, marrëdhëniet bilaterale mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë, bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve dhe mbrojtja e pakicave,” shpjegon komunikata çështjet të cilat do të diskutohen në takimet e përbashkëta.

Zëvendëskryeministri Thaçi pritet të takohet edhe me kryeparlamentarin Josip Leko.

Kroacia u bë pjesë e BE-së më 1 korrik 2013, ndërsa sipas komunikatës është vendi që mbështet fuqishëm integrimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.