Paraburgim të Dyshuarit për Ngacmim Seksual

Gjykata Themelore në Ferizaj, sipas kërkesës së prokurorisë, i ka caktuar paraburgimin në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit J. H.

Personit në fjalë nga një fshat i Komunës së Ferizaj, i është caktuar kjo masë për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të keqpërdorimit seksual të personave nën moshën 16 vjeçare.

Caktimi i masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit është bërë pasi që gjyqtari konsideroi se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit.

Masa e paraburgimit do të zgjasë nga data e arrestimit më 18 korrik deri më datën 17 gusht të këtij viti.