Një Makinë Zyrtare Zë Rrugën në Prizren

Një qytetar dërgoi në KALLXO.com fotografinë e një makine zyrtare të parkuar keq në një rrugë të Prizrenit.

Kjo makinë nga fotografia shihet se ka zënë një pjesë të madhe të rrugës ku është parkuar.

Po në Prizren KALLXO.com-i pati raportuar për një makinë policie të parkuar në vendin ku ndalohej kjo gjë.

Qytetarët edhe më herët kanë dërguar fotografi të makinave zyrtare, të cilat përdoren edhe gjatë vikendeve.

Gjithashtu në KALLXO.com kanë ardhur edhe ankesa për parkime të gabuara të makinave civile.