Dzhokhar Tsarnaev Shpallet Fajtor për Sulmin në Maratonën e Bostonit

Dzhokhar Tsarnaev është gjetur fajtor në të 30 akuzat për të cilat ngarkohej rreth shpërthimeve gjatë Maratonës së Bostonit të vitit 2013, raporton CNN.

Tsarnaev po gjykohej vdekjen e tre personave në sulmin gjatë maratonës dhe vrasjen e një polici pas shpërthimit të bombës.

Verdikti i gjykatës erdhi sot pas më shumë se 11 orë leximi të tij nga ana e trupit gjykues.

Tsarnaev, 21 vjeçar, ka qëndruar me kokë ulur dhe duar të lidhura gjatë tërë kohës sa u lexua verdikti ndaj tij.

Pasi u shpall fajtor, procesi gjyqësor ndaj tij tani do të lëvizë në një fazë tjetër ku gjykata do të dëgjojë deklarata dhe argumente ngatë dyja palët dhe me gjasë do t’i duhet të vendosë ndërmjet dënimit me vdekje apo burgimit të përjetshëm, raporton CNN.

17 nga 30 pikat e akuzës për të cilat Tsarnaev është gjetur fajtor përmbajnë dënimin me vdekje.