Përleshje në pazar të Rogovës, gjuajtje edhe me armë

Një përleshje fizike mes disa personave, gjatë të cilës ka pasur edhe shkrehje armësh, ka ndodhur sot në Rogovë të Gjakovës.

Burime të KALLXO.com thonë se rasti ka ndodhur rreth orës 13:00.

Po ashtu, këto burime thonë se në pazarin e Rogovës janë përleshur pronari me ish-pronarin e një toke që Komuna e lëshon me qira.

Në këtë incident, sipas burimeve të KALLXO.com, është një person i lënduar lehtë, si dhe një i arrestuar.