Kuvendi i Kosovës - Foto: REL

PDK vonohet për seancën e buxhetit, vetëm Veseli në sallë

Seanca për buxhetin që është paraparë të filloj në orën 10:00, ende nuk i ka nisur punimet.

Madje as deputetët e koalicionit qeveritar nuk janë të pranishëm në Seancë.

Ndërsa Kryeministri Haradinaj ka disa minutra që është i pranishëm në seancë bashke më dy ministrat e tij, Mahir Yagcilar të Administratës Publike dhe Valdrin Lluka i Zhvillimit Ekonomik.

Në ndërkohë në seancë janë ardhur edhe dy ministrat e Nismës, Shyqri Bytyqi dhe Skender Recica.

Të pranishëm në seancë janë edhe një pjesë e deputetëve të Vetëvendosjes, LDK, PSD e AAK-së por ende nuk janë parë deputetët e PDK-së dhe Nismës.

Në sallë ka ardhë edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, por jo edhe deputetët e partisë së tij.

Në mëngjesin e sotëm, Kryeministri Haradinaj ka shkarkuar ministrin e Bujqësisë, Nenad Rikallo. Ky kishte qenë një parakusht i PSD-së, që ta votoj projektbuxhetin e vitit 2019.

PSD pret edhe votimin e disa ligjeve tjera, të cilat janë pjesë e kushteve për ta votuar buxhetin.

Kushtet e mbetura janë votimi i Ligjit për Pagat, Ligji për Dialogun, Krijimi i Komisionit Ad-Hoc për pensione si dhe Ligjin për Qeverinë.

Projektligji për buxheti kalon me shumicën e thjeshtë të deputetëve të pranishëm

Sot është paraparë që të votohet Projektligji për Buxhetin e vitit 2019 dhe Ligji për Nivelizimin e Pagave që shkaktoi krizë të grevave në vend.

Një dështim i votimit të buxhetit sot do të thotë mungesë të pagave për sektorin publik për muajin shkurt ndërsa një dështim tjetër i votimit të buxhetit deri në mars do të thoshte rënie e qeverisë.