Memli Krasniqi - Foto: KALLXO.com

PDK: LDK e VV bashkë për ta bllokuar Shpend Ahmetin

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje po refuzojnë të votojnë për Shqyrtimin e dytë të Projektligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje.

E për shefin e grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi LDK dhe VV kanë krijuar aleancë për ta bllokuar Shpend Ahmetin në Prishtinë.

“I vetmi qytet, si komuna që ka ma së shumti probleme me ndërtimet pa leje është Komuna e Prishtinës, dhe tash i kam ra në fije, nashta është e vërtetë që po doni me vazhdu me blloku punën e kryetarit Shpend Ahmeti, është e drejtë e juaja, na në atë kartë s’kem qëndrim, por duke e blloku komunën, i bllokoni edhe qytetarët”, tha Memli Krasniqi.