Një Person i Vdekur në Prishtinë

Gjetjen e trupit të pajetë e konfirmoi për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani.

“Sot policia ka pranuar një informacion se rreth orës 12:15 se në Lagjen “Dardania” në Prishtinë është gjetur një person i ri mashkull pa shenja jete,” tha Kelani.

Sipas Kelanit, në bazë të verifikimeve të para, dyshohet se viktima është i lindur në vitin 1987 dhe është shtetas i Shqipërisë.

Kelani bëri të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë shërbimi i urgjencës dhe njësiti i hetimeve policore.