Nesër nis linja e rregullt e autobusit Prishtinë- Aeroport

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se nga nesër do të jetë në qarkullim linja e rregullt nga Prishtina për në Aeroportin “Adem Jashari”.

Ahmeti përmes një publikimi në Facebook ka treguar se çmimi i biletës do të jetë 3 euro dhe do të fillojë nga ora 03:00.

Kjo linjë do të jetë e përditshme.

“Nisja është nga Stacioni i Autobusëve dhe Autobusi do të niset deri në qendër për ti mbledhur udhëtaret në rrugën Xhorxh Bush te Katedralja dhe te Pallati i Rinisë”, ka shkruar Ahmeti.