Musa Selimi Zgjedhet Dekan i Edukatës Fizike
03.2.2016 - 13:26
Musa Selimi është zgjedhur dekan i Fakultetit të Edukatës Fizike dhe Sportit.
Votimi i mbajtur para pak çastesh e nxori Selimin fitues me 14 vota në krahasim me 9 votat e kundërkandidatit të tij, Shemsedin Vehapi.
Deri më tani, dekan në Fakultetin e Edukatës Fizike dhe Sportit ka qenë Sadik Krasniqi.
Zgjedhjet për dekanë në njësitë akademike të UP-së kanë filluar të hënën dhe do të mbyllen sot.
Kjo do t’i hapë rrugë inaugurimit të Senatit, Këshillit Drejtues dhe hapjes së konkursit për zgjedhjen e rektorit të ri.