Abelard Tahiri, Foto: Facebook.

Ministri Tahiri Viziton Luginën e Preshevës

Ministri i Drejtësisë i Kosovës, Abelard Tahiri, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Luginën e Preshevës.

Fillimisht Tahiri do të vizitojë Komunën e Bujanocit, ku do të takohet me kryetarin e kësaj komune, Shaip Kamberin, për të vazhduar më pas në takimet me përfaqësues të partive politike shqiptare të Luginës.

Takimi me  kryetarin e Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi,  do të mbahet në ora 09:45. /21Media