Mënyrë e Veçantë e Festimit në Skënderaj

Një mënyrë e veçantë e festimit për zgjedhjen e Hashim Thaçit për President të Republikës është bërë në Skënderaj.

Një qytetar i kësaj komune, prej nga vjen edhe Presidenti i ri i Republikës, ka bërë manovrime interesante me veturën e tij në mesin e një grupi qytetarësh të mbledhur sonte për të festuar zgjedhjen e bashkëvendësit të tyre në postin më të lartë shtetëror.

Festa është duke vazhduar në Skënderaj, me valle nën tingujt e tupanëve e surleve, raporton gazetari i KALLXO.com.