Policia shqiptare - Foto: Facebook

Mban Pa Dëshirë ish të Dashurën në një Banesë

Policia shqiptare ka arrestuar në Tiranë shtetasin N.P., 39 vjeç, banues në Shkodër, nën dyshimin se ka përndjekur dhe mbajtur pa dëshirë në një banesë, për më shumë se 3 orë, ish të dashurën M.T., 27-vjeçe.

Sipas Policisë, i dyshuari ka ushtruar edhe dhunë fizike ndaj viiktimës.

Ngjarja ka ndodhur tek “Kodra e Diellit”.

Sipas të dhënave të Policisë rezulton se i dyshuari ishte i dënuar më parë në shtetin italian për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Përndjekja” dhe “Trafikimi i personave të rritur”.