Nikolla Gruevski - Foto: MIA

Maqedonia mëson vendndodhjen e Nikolla Gruevskit

Përmes kumtesës MPB konfirmoi se ish-kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski është në Republikën e Hungarisë.

Pas kontrolleve të bëra, MPB vërtetoi se personi Nikolla Gruevski që kërkohet për të vuajtur dënimin me burg prej 2 vjetëve për vepër penale- marrje të shpërblimit për ndikim joligjor, gjendet në Hungari.

MPJ e Maqedonisë mori konfirmim nga ministria e Hungarisë se Gruevski është në Hungari dhe se ka kërkuar azil.

MPB e njoftoi Gjykatën Themelore Shkupi 1 Shkup, pas çka gjykata duhet të lëshojë vendim për shpalljen e fletë-arrestit ndërkombëtar për të dënuarin Nikolla Gruevski, njoftoi MPB.

Tani ajo që vijon është shpallje e fletë-arrestit ndërkombëtar./21Media