Takimi mes LDK-së dhe Aleancës Shqiptare të Maqedonisë, Foto: LDK

LDK takim me Aleancën Shqiptare të Maqedonisë

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti i shoqëruar nga deputetë kanë pritur sot në takim një delegacion nga partia Aleanca për Shqiptarët në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Në këtë takim u diskutua rreth zhvillimeve të fundit që po ndodhin në skenën politike të të dy vendeve dhe për bashkëpunimin e mëtutjeshëm.

“Diskutuam rreth zhvillimeve të fundit që po ndodhin në skenën politike në Kosovë dhe për zhvillimet politike në shtetin fqinj të Maqedonisë. Gjithashtu në këtë takim u bisedua për thellimin  e mëtutjeshëm të bashkëpunimit në mes të dy subjekteve politike në nivel të forumeve të partisë, si dhe në nivel parlamentar” thuhet në komunikatën e LDK-së.