Gazetarët e vrarë rusë - Foto: REL/TASS

Kthehen në Moskë trupat e gazetarëve të vrarë

Trupat e tre gazetarëve rusë që u vranë në Republikën Qendrore Afrikane, kanë arritur në Moskë pas transportimit nga Parisi.

Maxim Shevchenko, mik me njërin nga viktimat, i tha agjencisë së lajmeve TASS se trupat do të ekzaminohen nga hetuesit para kthimit në familje.

Ai shtoi se Komiteti Hetues rus ka kërkuar dy ditë për hetime. Misioni paqeruajtës i Kombeve të Bashkuara po ndihmon autoritetet të hetojnë vrasjen e gazetarëve që po incizonin një dokumentar të grupit paramilitar rus. (REL)