KQZ: 21,6 për qind të shqiptarëve morën pjesë në zgjedhje

Zëdhënësja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Drilona Hoxhaj, në një konferencë për media tha se janë mbyllur të gjitha qendrat e votimit.

Ajo tha se procesi i votimit ka vijuar normalisht në të gjithë Shqipërinë, përveç 7 qendrave të votimit të KZAZ-së nr 2 në Shkodër, ku nuk u zhvillua votimi.

“Sipas të dhënave të raportuara nga qendrat e votimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve e rikthesoj, sipas të dhënave të cilat janë raportuar nga komisionet e qendrave të votimit në Komisionin Qendror të zgjedhjeve pjesëmarrja është si vijon, për 61 bashkitë: Në Malësinë e madhe 7600 votues, në Shkodër 15 mijë e 913, në Vaun e Dejes 5166, në Pukë 3939 , në Fushë Arrës 2602, në Tropojë 3997, në Has 4343, në Kukës 11 mijë e 598, në Lezhë 15 mijë 436, Mirditë 6200 votues, në Kurbin 7909, në Mat 8068, në Klos 5485, në Bulqizë 7500, në Dibër 16 mijë e 327 votues, në Krujë 16 mijë e 500, në Durrës 35 mijë e 62, në Shijak 6000, në Vorë 6120, në Kamëz 10 mijë e 913, Tiranë 171 mijë e 390 votues, në Kavajë 7784, në Rogozhinë 5216, në Peqin 5503, Bersh 6510, Cërrik 7048, Elbasan 39 mijë e 234, në Gramsh 8947, në Librazhd 12 mijë e 388 votues, ne Prrenjas 8100, Lushnjë 27 mijë e 243, në Divjakë 13 mijë votu es, në Fier 41 mijë e 200, Patos 8800, në Roskovec 7800, Mallakastër 6200, në Urën Vajgurore 5900, në Kuqovë 9880, në Berat 14 mijë, Poliqan 4750, Skrapar 4522, Pogradec 17 mijë e 655, Maliq 12 mijë e 5, Pustec 2417, Devoll 7724 votues, Korcë 21 mijëe  797 , Kolonjë 5005, në Përmet 4720, Këlcyrë 2921, Memaliaj 4115, në Tepelenë 4646, Gjirokastër 11 mijë e 339 votues, Libohovë 1369, Dropull 2252, Vlorë 31 mijë e 563, Selenicë 6200, Himarë 4165, Delvinë 3047, Sarandë 9261, Finiq 4000 dhe në Konuspol 3486. Sipas të dhënave që qendrat e votimit sapo u cituan, totali është 771.863 votues apo 21.6%.”, tha ajo.

Hoxhaj shtoi se ky numër është i përgatitur  me numrin e votuesve.

Ajo bëri të ditur se sipas përcaktimit të Kodit Zgjedhor dhe akteve të KQZ-së, numërimi fillon vetëm pasi të jenë marrë në dorëzim nga KZAZ-të të gjitha kutitë e votimit me fletët e votimit dhe kutitë e materialeve zgjedhore nga të gjitha qendrat e votimit nën juridiksionin e saj./21Media