Foto: MPJ

Kosova hap ambasadë në Katar

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka njoftuar se Kosova ka hapur Ambasadë në Doha të Katarit.

Pacolli përmes një postimi në llogarinë e tij në ‘Twitter’ ka bërë të ditur se kjo ambasadë do të funksionalizohet në javët e ardhshme dhe që do të fuqizojë marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Kosova ka hapur amabasadën në Doha të Katarit,  që do të funksionalizohet në javët në vazhdim që të forecoj marredheniet e shkelqyeshme mes dy vendeve. Jam mirënjohes Katar-it për mbeshtetjen e dhënë për amabasadën dhe Kosovën si një mik i mirë dhe partner”, ka shkruar Pacolli, të marten.

https://kallxo.com/ne-shtator-perurohet-ambasada-e-kosoves-ne-katar/