Nobelisti kinez, Liu Xiaobo, është liruar nga burgu pas diagnostikimit me kancer - Foto: Reuters/BBC
Kina Liron nga Burgu Nobelistin e Diagnostikuar me Kancer
26.6.2017 - 16:48
Liu Xiaobo, një aktivist i të drejtave të njeriut, u burgos në vitin 2009 nën akuzën “nxitje e përmbysjes (së sistemit)” pas thirrjeve të tij për më shumë demokraci, raporton BBC.
Avokati i tij tha se Liu po trajtohet në spital në provincën veriore Liaoning, pasi diagnostikua një muaj më parë.
Gruaja e tij Liu Xia ka qenë nën arrest shtëpiak që kur burri i saj fitoi çmimin në vitin 2010, por asnjëherë nuk është akuzuar.
Liu Xiaobo. 61 vjeç, ishte një udhëheqës kyç në protestat e Sheshit Tiananmen në vitin 1989.
Autoritetet kineze kurrë nuk kanë shpjeguar pse ata kanë kufizuar lëvizjet e gruas së tij, raporton BBC.