KALLXO.com Lanson Aplikacionin Mobil për Raportim të Korrupsionit

Për t’ua bërë më të lehtë qytetarëve që t’i raportojnë rastet korruptive, keqpërdorimet dhe problemet e përditshme që hasin në zyrë publike, rrugë apo diku tjetër, platforma online KALLXO.com ka lansuar aplikacionin mobil.

Kjo platformë ofron mundësinë për të gjithë qytetarët e Kosovës që të raportojnë rastet e korrupsionit, krimit të organizuar, mashtrimit, konfliktit të interesit si dhe të gjitha rastet e tjera të keqpërdorimit të pozitës zyrtare, neglizhencës, mospunës, rrezikimit të të drejtave të qytetarëve të Kosovës, apo rrezikimit të interesave të përgjithshme.

Platforma online www.kallxo.com është projekt i përbashkët i organizatave Internews Kosova, Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese dhe Agjensionit Kundër Korrupsion, i mbështetur nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim UNDP me përkrahje financiare nga SDC dhe DANIDA.

Aplikacioni mund të shkarkohet në linqet e mëposhtme:

Shkarkoje aplikacionin për Android:

Google_Play_logo

Shkarkoje aplikacionin pë iOS:

       Kallxo_Iphone