Drejtori i OEK, Berat Rukiqi dhe drejtori i Inetrnews Kosova, Faik Ispahiu, Foto: Kallxo.com

Marrëveshje bashkëpunimi mes Odës Ekonomike dhe KALLXO.com për raportimin e korrupsionit

Drejtori i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi dhe drejtori i Internews Kosova, Faik Ispahiu, kanë nëshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për fuqizimin e raportimit të korrupsionit.

Po ashtu për raportimin e barrierave dhe problemeve me të cilat përballen bizneset të cilat operojnë në Kosovë e po ashtu fuqizimit të kallxuesve brenda bizneseve.

KALLXO do nisë një fushatë sensibilizuese për të inkurajuar raportimet e rasteve kur bizneset, ndërmarrësit dhe punonjësit janë viktima ose dëshmitarë të korrupsionit.

KALLXO do të hulumtojë raportime të ardhura nga bizneset me fokus në raste të korrupsionit në prokurimin publik dhe kur punonjësit sinjalizojnë keqpërdorime apo afera të shkeljeve brenda bizneseve

“Oda Ekonomike e Kosovës do të vendosë <iframe> të KALLXO për raportim të korrupsionit në faqen e saj zyrtare dhe materialet promovuese për raportimin e korrupsionit në hapësirat e saj”, thuhet në marrëveshjen e nënshkruar mes Rukiqit dhe Ispahiut.

OEK dhe IKS janë dakorduar që kjo marrëveshje të ketë afat 3 vjeçar, me mundësi vazhdimi automatik për 3 vite të tjera pas skadimit të afatit.

 

MEMORANDUMI I BASHKËPUNIMIT: