Jeta e Qytetarëve të Kosovës në 10 Vjet Shtet

Qytetarët flasin se çfarë ka bërë shteti për qytetarët e Kosovës gjatë dhjetë vjetëve të shtetësisë.

Çdo shtet në botë, në përvjetorin e themelimit të tij, numëron arritjet dhe ngecjet.

Të parat rëndom numërohen nga partitë në pushtet, kurse të dytat nga ato në opozitë.

Njëjtë është edhe me rastin e dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Për Radion Evropa e Lirë flasin qytetarët e profesioneve të ndryshme se çka ka bërë shteti në fushat ku ata veprojnë.