Varrimi i Fetnete Ramosajt - Foto: RTV21

Iu dha lamtumira e fundit Fetnete Ramosajt

Ish-luftëtares së UÇK-së, Fetnete Ramosaj, sot iu dha lamtumira e fundit në varrezat e dëshmorëve në Gllogjan.

Në ceremoninë e varrimit morën pjesë familjarë, miq, të afërm, kryetar komunash e deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Ramosaj ka vdekur pasditen e së premtes.

Ndryshe, ajo që nga viti 1989 kishte qenë pjesëtare aktive e lëvizjes ilegale dhe asaj gjithëpopullore në Kosovë.

Kishte qenë pjesëmarrëse aktive në luftën çlirimtare, si pjesëtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë luftës në Kosovë (1998-1999), veç tjerash, kishte kryer detyrën e zëdhënëses së UÇK-së për Zonën Operative të Dukagjinit. Njëkohësisht kishte raportuar edhe për Agjencinë e Lajmeve KosovaPress./21Media