Ekipi i BIRN dhe OCCRP pasi u nderua nga Shining Light Global

Hulumtimi i BIRN Nderohet nga Juria e Çmimit ‘Global Shining Light'

Gjyqtarët e çmimit prestigjioz ‘Global Shining Light’ kanë nderuar një hulumtim nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese me citime të përsosmërisë.

Çmimi i ‘Shining Light’ nderon hulumtimin  e BIRN-it “Bërja e një vrasjeje” i cili mori një njohje të veçantë – certifikatën e përsosmërisë – në Konferencën Globale të Gazetarisë Hulumtuese 2017 në Johanesburg të shtunën.

“Bërja e një vrasjeje”, e cila u prodhua bashkërisht me Projektin e Raportimit të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, zbuloi se miliarda euro të armëve nga Ballkani dhe Europa Lindore po përfundojnë ilegalisht me rebelët sirianë, duke përfshirë Shtetin Islamik, ISIS.

Në korrik të këtij viti, storja u përzgjodh për çmimin Global Shining Light, një çmim i sponsorizuar nga Global Investigative Journalism Network, GIJN, një shoqatë e 155 organizatave jofitimprurëse në 68 vende.

Historia u prodhua si pjesë e projektit “Një trajektore letre për një qeverisje më të mirë” të mbështetur nga Agjencia Austriake për Zhvillim për të promovuar sundimin e ligjit, llogaridhënien dhe transparencën në gjashtë vende të Evropës Juglindore.