Hoti: Po tentohet të anashkalohet vullneti i qytetarëve duke realizuar projekte të rrezikshme

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka kujtuar 27 vjetorin e Referendumit për Pavarësinë e Kosovës e cilësoi si ndër ngjarjet më të rëndësishme në ndërtimin e shtetit të Kosovës.

Hoti, përmes një komunikatë ka thënë se po tentohet të anashkalohen institucionet demokratike për të realizuar projekte të dëmshme kundër shtetit të Kosovës, duke shkelur kështu vullnetin e shumicës qytetare të shprehur në referendum para 27 viteve.

“Me gjithë dhunën, diskriminimin dhe kërcënimet, ato ditë mbizotërojë guximi qytetar dhe lidershipi vizionar i Rugovës. Ky veprim plebishtar konfirmoi vullnetin e shumicës dërmuese të qytetarëve të Kosovës për Liri, Pavarësi dhe Demokraci. Me këtë akt u legjitimua përfundimisht rreshtimi ynë properëndimor”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Sipas tij si atëherë, ashtu edhe tani, LDK-ja do të mbrojë vullnetin e qytetarëve të Kosovës.