Hashim Thaçi Ende Kryetar i PDK-së

Thaçi dha dorëheqje nga pozita e drejtuesit të Partisë Demokratike të Kosovës dhe postet qeveritare që mbante, në fund të shkurtit, pas zgjedhjes President i Kosovës.

Kushtetuta e vendit nuk ia lejon atij mbajtjen e pozitës së të parit të partisë dhe të pari të shtetit, ndërsa për një shkelje të tillë një President-Fatmir Sejdiu u detyrua të japë dorëheqje.

Por edhe pse Hashim Thaçi hoqi dorë nga drejtimi i partisë, pas 17 vjetësh udhëheqjeje, në faqen e internetit të PDK-së ende figuron si kryetar.

hasha

Në këtë faqe ushtruesi i detyrës së kryetarit-Kadri Veseli paraqitet si zëvendëskryetar.

Partia Demokratike e Kosovës në një reagim të sajin thotë se faqja e internetit www.pdk.info është joaktive që nga koha kur Thaçi është zgjedhur President.

Sot PDK-ja në Konventën VII pritet ta zgjedhë kryetarin e saj. Kandidat për këtë pozitë është Kadri Veseli.