Ramush Haradinaj - Foto: KALLXO.com

Haradinaj: Asnjë Komb nuk e Negocion Lirinë dhe Sovranitetin

Në Manifestimin “Ditët e Shqipes”, Kryeministri Ramush Haradinaj tha se asnjë komb nuk e negocion lirinë dhe sovranitetin e tij.

Duke folur për Betejën e Koshares në të cilën u thye kufiri mes shqiptarësh, Haradinaj tha se “nuk shkuam në luftë për të poshtëruar popullsinë joshqiptare”, por për t’i dhënë fund robërisë.

Haradinaj nderoi edhe të huajt që tha se “ishin rreshtuar me ne”.

“Shumë breza janë shuar për Kosovën, por ne ishim me fat se kishim në krah NATO-n”, tha Haradinaj.