Bajram Hamitaga, prokurori që u suspendua pas emisionit "Drejtësia në Kosovë" - Foto: KALLXO.com

Gjykimi ndaj ish prokurorit shkon drejt fundit

Sot po mbahet seanca në procesin gjyqësor ku i akuzuar kryesor është ish prokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Bajram Hamitaga, si dhe shoferi i kësaj prokurorie, Luan Delili.

Në seancën e sotme pritet të jepet mbrojtja nga ana e të akuzuarve , me ç’ rast pritet që shumë shpejt ky rast të marrë epilogun e tij.

Në këtë proces gjyqësor prokurori Bajram Hamitaga akuzohet për keqpërdorim detyre, ndërsa Luan Delili për frikësim ndaj procedurës penale.

Hetimet ndaj Hamitagës dhe Delilit filluan menjëherë pas transmetimit të emisionit “Drejtësia në Kosovë” në maj të vitit 2016, në të cilin prokurori akuzohej se ka kërkuar favore nga një i dyshuar ndaj të cilit ai po i zhvillonte hetimet.

Pazaret në Prokurori

Pazaret në Prokurorinë e Prizrenit

Aktakuza ndaj Hamitagës dhe Delilit u ngrit nga Prokuroria Themelore në Gjilan më 26 shtator.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Hamitaga, i cili ka qenë prokuror në Prokurorinë Themelore të Prizrenit, nga muaji korrik i vitit 2013 deri më 22 janar 2015, në cilësinë e personit zyrtar me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete dhe djalin e tij, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin e tij zyrtar, nuk i ka përmbushur detyrat e tij zyrtare, me çka ka kryer veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtar.

http://kallxo.com/konfirmohet-aktakuza-ndaj-prokurorit-te-kositeses-dhe-cadres/

I  pandehuri i dytë i këtij rasti, Luan Delili, më 8.4.2016, akuzohet se  me anë të premtimit e ka nxitur personin tjetër që të përmbahet nga dhënia e deklaratave, në mënyrë që të tërhiqet nga dhënia e deklaratave që i ka dhënë në seancën gjyqësore në Gjykatën Themelore në Prizren, se i pandehuri i parë B.H., ka kërkuar 5.000 euro, me çka ka kryer veprën penale të frikësimit gjatë procedurës penale.

Hamitaga dhe Delili janë deklaruar të pafajshëm në pretendimet e prokurorisë.

Seanca e radhës u caktua më 31 maj.

Kallxo.com e ka përcjellë në vazhdimësi rastin ndaj ish- prokurorit Hamitaga. Artikujt nga ky proces mund t’i lexoni në këtë link.