Pazaret në Prokurorinë e Prizrenit

Emisioni sjell detaje dhe dëshmi të tjera për takimet e prokurorit Bajram Hamitaga me familjen Paçarizi dhe diskutimet rreth rastit që prokurori ishte duke e hetuar.

Në biseda me dëshmitarë dhe materiale të filmuara  emisioni sjell dëshmi për oferta për të dhënë mitë për prokurorin dhe negociatat e tjera në mes shoferit të prokurorisë dhe familjes Paçarizi.

Dëshmi për takimet ku prokurorit iu dha një çadër dhe për favoret e tjera të cilat familja Paçarizi i dha për prokurorin i cili po hetonte lëndën e djalit të tyre.

Pjesë e emisionit do jenë edhe pretendimet e mëhershme për korrupsion në prokurori e të cilat nuk janë hetuar deri më tani.

Bisedat ekskluzive me dëshmitarë të rastit, sekserë dhe prokurorin e dyshuar për mitëmarrje mund t’i ndiqni të premten në RTK.

Në pjesën e dytë të emisionit, “Drejtësia në Kosovë” transmeton reportazhin e përgatitur në bashkëpunim me Policinë e Kosovës në sekuestrimin e pronave të  familjes Kqirra nga Prizreni, të cilat dyshohet se u fituan nga veprimtaria e fajdeve.

http://kallxo.com/sekuestrohen-pronat-e-familjes-se-dyshuar-per-fajde-video/

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” transmetohet çdo të premte nga ora 21:20  në RTK dhe repriza të hënën në mesditë.