Foto: Ilustrim

Gjendet i vdekur një burrë në Drenas

Trupi i pa jetë i një burri është gjetur gjatë ditës së djeshme në Drenas. Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima është një burrë dhe se vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku.

Prokurori është njoftuar për këtë rast dhe me urdhër të tij, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, por nuk ipen më shumë të dhëna për rastin.