Ilustrim

Ilustrim

Gjakovë, burri sulmon fizikisht gruan

Edhe një rast tjetër i sulmit fizik ndaj gruas ka ndodhur në Komunën e Gjakovës, raporton Policia e Kosovës.

Policia e Kosovës nuk ka arritur ta arrestoj të dyshuarin i cili ende gjendet në arrati, ndërsa viktima pas marrjes së tretmanit mjekësor në spitalin e Gjakovës është liruar dhe me vullnet të  saj ka shkuar të shtëpia e prindërve, thuhet tutje në raportin e Policisë.

Ky është rasti i tretë i dhunës fizikë ndaj grave që është lajmëruar në polici në 24 orët e fundit.