Foto: Ilustrim

Rrihen Mes Vete Bashkëshortët në Prishtinë

Policia njofton për një rast të dhunës familjare që ka ndodhur në Prishtinë.

Sipas raportit të Policisë, rasti është raportuar dje rreth orës 05:00.

Policia thotë se pas një mosmarrëveshjeje burri dhe gruaja janë rrahur mes vete.

Të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Po ashtu, Policia ka njoftuar edhe për një rast tjetër të dhunës në familje, që ka ndodhur dje pasdite në Prishtinë.

Policia thotë se ka arrestuar të dyshuarin pasi që dyshohet se i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, të cilës i ka shkaktuar lëndime.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.