Foto: Fifa/ Twitter

Franca kampion botëror në futboll

Me një rezultat prej 4 me 1, kombëtarja franceze ka fituar Kupën e Botës.

Që nga minuta e 18 në këtë ndeshje kishin filluar golat. Me një autogol të Mandzukiq, Franca shkoi në epërsi për 1 me 0.

Në minutën e 28 ishte Perisiq ai që bëri Kroacinë të ketë rezultat të barabartë ndërsa vetëm dhjetë minuta dhe nuk vonoi goli i epërsisë se Francës për 2 me 1, gol i shënuar nga Griezman.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat 2-1 në favor të Francës.

Me të filluar pjesa e dytë e ndeshjes së finales mes Kroacisë dhe Francës, në minutën e 59 ishte Pogba ai që bëri që Franca te ketë epërsi prej 3-1.

Vetëm gjashtë minuta më pas, 19 vjeçari Mbappe shënoi gol. Franca 4, Kroacia 1.

Përderi sa mori topin në këmbë, portieri i ekipit të Francës dhe filloi të luaj me të, ishte Mandzukiq i cili shfrytëzoi mundësinë dhe shënoi gol duke bërë rezultatin 4 me 2 në favor të Francës.

Në 90 minuta, u shënuan gjashtë gola, katër nga ta i dhanë titullin kampion i botës Francës.