Festa pas golit në ndeshjen Drita- Prishtina (Foto)

Pjesa e parë e ndeshjes për Superkupën e Kosovës ka përfunduar me epërsinë e FC Prishtina.

Golin e vetëm në 45-minutëshin e parë e ka shënuar Makenda, i cili ka mposhtur portierin e FC Drita nga një distancë prej rreth 20 metrash.

Goli është shënuar në minutën ’34.

Ndeshja për Superkupën e Kosovës po luhet në stadiumin e rinovuar të FC Prishtina, i cili zyrtarisht ka marrë emrin e legjendës së futbollit të Kosovës “Fadil Vokrri”.

Kjo ndeshje është nën monitorimin e UEFA-s, e cila do të përcaktojë nëse stadiumi i rinovuar përmbush standardet e saj.

Në këtë ndeshje, FC Drita nga Gjilani është nikoqir.

Këto janë fotot e dërguara nga fotografi i KALLXO.com, Atdhe Mulla.