Engel i përgjigjet urimit të Thaçit: Pres të punojmë së bashku

Pas urimit që presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i bëri Eliot Engel me rastin e emërimit të këtij të fundit si krye të Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Kongresin Amerikan, Engel reagoi duke thënë se do të punojnë së bashku në të mirë të të dyja shteteve.

“Faleminderit Presidentit Hashim Thaçi për fjalët e tua të mira. Unë pres që të punojmë se bashku për të mirën e popullit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës.”, ka shkruar Engel në Twitter.

Paraprakisht Thaçi e kishte uruar Engel duke kujtuar se ky i fundit kishte rol kyç për lirinë, pavarësinë dhe njohjen ndërkombëtare të Kosovës. Po ashtu Thaçi i kishte thënë Engel se pret për një bashkëpunim të vazhdueshëm për marrëveshjen përfundimtare të paqes./21Media