Themeluesi i Wikileaks, Julian Assange/rel/

Ekuadori do të ndërpres azilin për Assange?

Presidenti i Ekuadorit Lenin Moreno bëri të ditur se qeveria e tij është në bisedime me autoritetet britanike për mundësinë e ndërprerjes së azilit, të themeluesit të Wikileaks, Julian Assange.

Ekuadori i dha azil Assange në vitin 2012 ndërsa ai kërcënohet nga Britania e Madhe për arrestim dhe ekstradim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ku do të gjykohej për botimin e dokumenteve konfidenciale të Departamentit të Shtetit.

Moreno tha se askush nuk duhet “shumë gjatë” të jetë nën mbrojtjen e azilit dhe se çdo ndryshim në statusin e Assange duhet të jetë në pajtim me të gjitha palët.

“Ajo që duam është që jeta e tij të mos rrezikohet”, tha Moreno.