Ekipi negociator i Kosoves foto KALLXO.com

Ekipi i Shpend Ahmetit e Fatmir Limajt i kushton buxhetit të Kosovës

Qeveria e Kosovës ka ndarë sot 300 mijë euro nga buxheti i shtetit për ekipin negociator të drejtuar nga Shpend Ahmeti e Fatmir Limaj.

Vendimi për ndarjen e këtij buxheti është bërë sot, në mbledhjen e qeverisë, një javë pas miratimit të ekipit negociator.

Këtë ekip do ta bashkëdrejtojnë kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti, dhe Zëvendës kryeministri Fatmir Limaj ndërsa pjesë e tij janë edhe ministra, këshilltarë të qeverisë dhe përfaqësues nga PSD.