Dua Lipa në fjalimin e saj pasi fitoi çmimin 'Artistja më e mirë femër', Foto: 21Media

Dua Lipa nuk do të Këndojë Vetëm në Prishtinë

Në koncertin e 10 gushtit në Prishtinë Dua Lipës do t’i bashkohet edhe një këngëtar tjetër.

Bashkë me Dua Lipën në Prishtinë gjatë verës do të këndojë edhe këngëtari nga Shqipëria me karrierë në SHBA Albert Stanaj.

Stanaj pjesëmarrjen në koncertin e Duas e ka paralajmëruar në instagram.

“Dua Lipa, mezi pres që të bashkohem në Kosovë për Festivalin muzikor Sunny Hill! I emocinuar për të performuar për herë të parë në Kosovë! Më shumë detaje po vijnë.. Faleminderit Dukagjin Lipa! Shihemi shumë shpejt njerëz”, ka shkruar Stanaj.

Dje KALLXO.com shkroi për koncertin e paralajmëruar të Dua Lipës në Prishtinë.

Dua Lipa në Brit Awards fitoi çmimet artistja më e mirë femër dhe artistja më e mirë debutuese.