25-vjetori i çlirimit, Fondacioni ‘Kosova 25’ organizon një koncert në Skenderaj
Më rastin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës, në Marinë të Skenderajt do të mbahet një gala koncert për të nderuar heronjtë e rënë të UÇK-së dhe gjithë ata që kanë kontribuar për lirinë e vendit.
Koncerti që do të mbahet më 10.06.2024, nga ora 19:00, organizohet nga Fondacioni “Kosova 25” dhe mbahet në Kompleksin Memorial Dëshmorët e UÇK-së në Marinë të Skenderaj.
Organizatorët kanë thënë se pjesë e këtij koncerti do të jenë yjet e muzikës shqiptare, si Leonora Jakupi, Arif Vladi dhe “Kori Siparantum”, etj.
“Ky kompleks memorial u ndërtua për nder të të gjithë dëshmorëve të UÇK-së. Planin ideor të këtij kompleksi memorial e ka dhënë donatori i njohur, një mik i madh i shqiptarëve si dhe përkrahës i madh i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, amerikani – Benito Mares, i cili edhe sot e kësaj dite interesohet për mirëmbajtjen dhe funksionimin e këtij kompleksi”- thuhet në njoftimin e Fondacionit “Kosova 25”.
Po sipas njoftimit edhe koncerti i 25-vjtorit të çlirimit organizohet në të njëjtin vend, nga Benito Mares së bashku me shumë vullnetarë kontribues kosovarë.