Video: Pamjet e para kur minatorët e ngujuar dalin nga Trepça

Kanë nisur të dalin nga miniera ku ishin ngujuar për dhjetëra minuta 100 mintarorët e minierës së Trepçës në Stantërrg.  Ata ishin ngujuar në thellësinë prej 840 metrash pas një avarie në sistemin elektrik të ndërmarrjes.

“Kemi pasur problem me ajrimin dhe kemi dashtë të dalim në horizontin tjetër” ka thënë  Ramadan Arifi mbikëqyrës sektori  i cili ishte i ngujuar së bashku me minatorët

 

 

 

Drejtori i Minierës së Trepçës, Xhafer Peci ka treguar se gjendja e minatorëve është e qetë dhe ata pritet të dalin në sipërfaqe.

“Gjendja është e qetë dhe tani do të dalin. Është edhe qendra e shpëtimit nëse ka ndonjë problem atëherë do të lëshohemi te poshtë. Kemi kontaktuar me ta”, tha Peci.

Ai tregoi se djegia e trafos arriti që të bllokoj brenda minierës 100 minatorë.

“Këtu ka qenë një defekt i befasishëm në trafoacion edhe u ardh deri te mungesa e rrymës elektrike.  Ne i kemi pasur 100 punëtorë poshtë, në minierë gjendja e tyre është e mirë ka në qenë të qetë janë minatorë me përvojë, janë të mobilizuar të gjitha institucionet e komunës, shëndetësia, policia, emergjenca, komuna, është edhe qendra e shpëtimit”, tha tutje Peci.

KALLXO.com gjatë ditës raportoi në lidhje me djegien e trafos në Mitrovicë.

Gjithashtu, Drejtori i Trepçës për KALLXO.com, ka treguar se minatorët nuk janë në rrezik.

“Po rreth 150 minatorë janë ngujuar brenda Trepçës. Po shpresojmë se së shpejti trafo do të rregullohet dhe minatorët do të dalin nga aty. Nuk kemi asnjë minator që është në rrezik apo të lënduar”, tha Tahiri për KALLXO.com.

https://kallxo.com/flet-drejtori-i-trepces-minatoret-nuk-jane-ne-rrezik/