Sllobodan Petroviq | Foto: Face

Deputeti i Kuvendit të Kosovës Sllobodan Petroviq u mor në pyetje nga BIA

Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe kryetari i Partisë Liberale Serbe, Sllobodan Petroviq u ndalua nga xhandarmëria serbe në pikën kufitare të Merdares.

Në lidhje me ndalimin e tij, ka reaguar Partia Liberale Serbe, e cila thotë se Petroviq u ndalua nga BIA serbe.

“Një zyrtar i Ministrisë së Brendshme, pas dhënies së dokumentit, i tha Petroviqit se duhet të presë ardhjen e pjesëtarëve të Agjencisë së Sigurisë. Pas më shumë se dy orë pritje dhe arritjes së pjesëtarëve të BIA-s, atij iu tha se duhet të presë deri në një përgjigje nga Beogradit për arsyet e ndalesës së tij”, tha Partia Liberale Serbe.

Po ashtu sqarohet se Petroviq, pas më shumë se katër orë pritje, u lejua të vazhdojë udhëtimin e tij, pa iu dhënë ndonjë arsye se pse ishte ndalur në këtë pikë kufitare.

https://kallxo.com/xhandarmeria-serbe-ndalon-deputetin-e-kuvendit-te-republikes-se-kosoves-sllobodan-petroviq/

Partia e Petroviqit ka kërkuar sqarim nga Beogradi, ministria serbe e Punëve të Brendshme dhe BIA për arsyen e ndalesës së Petroviqit.

Kjo parti njofton se Petroviq udhëtonte për qëllime familjare./21Media