Gjykimi për vrasjen e policit Rexhep Marevci dhe vajzës së tij| Foto: KALLXO.com

Dënohet për Vrasje të Policit

Bujar Marevci është dënuar për vrasjen e dyfishtë në Ferizaj të policit Rexhep Marevci dhe Suzana Marevcit.

Dy të vrarët ishin mes vete babë e bijë, ndërsa u qëlluan nga Bujar Marevci në oborrin e shtëpisë së tyre në tetor të vitit 2014.

Gjykata Themelore në Ferizaj e dënoi Bujar Marevcin me 23 vjet burg për këto dy vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

Kur ndodhi kjo vrasje e dyfishtë, KALLXO.com kishte shkruar që shteti dështoi ta mbrojë jetën pjesëtarit të policisë dhe vajzës së tij.

Atëherë djali i policit të vrarë kishte treguar se e kishin lajmëruar në polici kërcënimin nga Bujar Marevci, para se të ndodhte vrasja e dyfishtë.

Policia atëkohë e kishte intervistuar Marevcin, duke e lënë pastaj të lirë dhe ai më vonë e kishte kryer vrasjen e i papenguar nga forcat e rendit.

Policia në Ferizaj e kishte pranuar për KALLXO.com se kishte pasur disa raste të lajmërimit të kërcënimeve të Bujar Marevcit nga polici tash i vrarë.

http://kallxo.com/shteti-deshtoi-ta-mbroje-jeten-e-policit-rexhep-marevci/